Categories Lajme

“Me nuska, sheqer të kënduar dhe plumb të shkrirë”, ja si fallxhorja nga Fieri të bën deputet dhe të zgjidh hallet në familje

“Një fallxhore në Levan të Fierit, me anë të fuqisë së saj mund të të realizojë dëshirat, madje duke të bërë dhe deputete”. Ky është denoncimi i trajtuar nga emisioni “Fiks Fare”, ku gazetarja i ka shprehur disa shqetësime dhe dëshira fallxhores së njohur me emrin Vefi.

Për ta bërë më të besueshme fuqinë e saj, fallxhorja bën disa rituale si shkrirja e plumbçes apo dhe këndimi i nuskave. Gazetarja i thotë fallxhores se kandidon për deputete dhe do të shohë fatin e saj nëse do fitojë ose jo.

Sipas Vefit, kjo është një punë e kryer dhe teksa i shkrin plumbçe gazetares, ajo i thotë që këtë mos ta përfolë me asnjë njeri derisa të realizohet. Ajo i thotë se do i japë dhe një nuskë të kënduar për fat.

Një shqetësim tjetër i gazetares ishin dhe marrëdhënia me bashkëshortin dhe vjehrrën. Fallxhorja i përgatit nuskën dhe i thotë që t’ia vendosë bashkëshortit poshtë dyshekut. Ajo kryen të njëjtin ritual duke shkrirë plumbçe bashkëshortit që t’i ecin punët mirë. Ndërsa për marrëdhënien me vjehrrën, fallxhorja i jep sheqer që ta hajë.

Fallxhorja – Për vete do punohesh?

Për vete për burrin.

Fallxhorja –Ke marrë sheqer?

Jo nuk më tregoi të them të drejtën. Unë kam kandiduar për deputete

Fallxhorja – A të ectë mbarë!

Për Qarkun e Beratit. Jam në vendin e shtatë dhe dua që të fitoj

Fallxhorja – Ishalla, ishalla, ishalla don Zoti! Ule kokën e bllokuar del.

E bllokuar dal?

Fallxhorja – Me kë parti je?

Unë jam me një parti të vogël?

Fallxhorja – Do me shkruash.

Urdhro?

Fallxhorja – Do më shkruash të punojmë hërë pas here?

Po. Po kam edhe me burrin, kam sepse nuk e kam në terezi merret me punë të pista dua që ta nxjerr nga…?

Fallxhorja – Ajo situatë?

Nga ajo situatë ?

Fallxhorja –Ke foto të ti?

Në telefon se kështu jo?

Fallxhorja – Epo në telefon në telefon, ma jep ta shikoj. Edhe sy ka shumë.

Fallxhorja flet në telefon me vajzën e vet se sipas saj dhe vajza shikonte dhe shkruante për të bërë mirë

Fallxhorja – Punon më ata të sajët të vetët ( vajza)

Aa ka ata të vetët ?

Fallxhorja – Po.Nuk dua ta ngarkojë shumë se dhe e vogël është .

Çfarë moshe ka?

Fallxhorja – 27( vjeçe)

27 . Për kë e hodhe?

Fallxhorja – Për punën tënde dhe burrin. Ai mban gjë me vete të ja japësh burrit?

Të ja jap ta mbajë me vete?

Fallxhorja – Lërja poshtë dyshekut.

Fallxhorja – Ishalla ta zëri. T’i bëjmë një letër S… ne dhe lerja nën jastëk.

Fallxhorja –Këtë do e mbash për vete për punën tënde dhe do më shkruash.

Po

Fallxhorja –Tani këte e ke për të gjitha gjërat edhe punimet këtu do i mbash me vete. Ky sheqeri do marësh dhe një çikë ujë. Ti sheqerin do e mbash, këtë e ke për ata, do të bëj një çikë që ta kesh vetëm për vetën tënde.

Ishalla!

Fallxhorja – Këtë e ke një çikë për vjerrën dhe për burrin, hidhju nja dy kokrra ta shkelin.

Ta shkeli vjehrra

Fallxhorja – Do hashë 2-3 ditë dhe tjetrën do ta hashë ditët e fundit pak nga pak?

Ok.

Fallxhorja – Janë dy që duan të dinë çdo gjë, mos u shpreh shumë, se të bllokojnë. Po kështu të merren mend ty?

Po shpesh. Ma trego pak se jam kurjoze ta di atë të plumbçes ,si e shkrinë ka problem?

Fallxhorja –Jo. Ja bëhet kështu. Shiko plumbi ështe për të gjitha gjërat për të hequr sikletin, sy

Po

Fallxhorja- Është për t’u djegur , rralle punoj me plumbçe sa të rri një orë me një njeri dhe të ashtu kështu që s’e bën njeri punën që bëj unë asnjeherë, shumë rrall po qe më shumë nga 2 herë 3 herë më shum jo

Po po

Fallxhorja – Të gjejmë rrugëzgjidhje ishalla me këtë./TCH/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME