Categories Lajme

Me orë të tëra para Infektivit, familjarët: S’po u japin shërbim, na ndihmoni o Zot!

Për orë të tëra, nënë e bijë,  presin përpara spitalit infektiv për të mësuar më shumë për gjendjen shëndetësore të njeriut të tyre të dashur. Vajza kërkon të flas me të atin e t’i shërbej me sa të mundet, por bisedat me të dhe informacioni nga stafi janë të pakta. Nga kangjellat e spitalit infektiv, çdo ditë, qytetarë të shqetësuar shpresojnë të marrin informacion për gjendjen e të afërmve të shtruar me Covid. Kjo zonjë ka ardhur nga Italia për tu interesuar për të atin, por askush nuk i përgjigjet… Nga brenda infektivit, i vjen një telefonat. Ajo shpërthen në lot kur dëgjon zërin e të atit. “Kemi ardhur këtu për ty. Na ndihmoni o zot.” Mes lotësh, e bija tregon bisedën me të. E pafuqishme për të bërë diçka vet, ajo kërkon ndihmë.

“Po vdes thotë dhe nuk e kanë kapur me dorë. I kam lënë fëmijët e vegjël vetëm, për të ardhur këtu.” Duke mos e fshehur shqetësimin, bashkëshortja e pacientit pretendon se mjekët i vonojnë shërbimin. “Do shkoj, do shkoj, por duhet të më thotë kam shkuar dhe ka këtë gjë burri.” Kjo është dita e dytë që nën e bijë qëndrojnë me orë të gjata pran këtij spitali. Nuk pranojnë tu largohen kangjellave, pasi u duket sikur janë më afër me njeriun e zemrës. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME