Categories Lajme

Rikthehen sërish tërmetet këtë nëntor, flet sizmiologu Ormeni

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, një tërmet i fuqishëm goditi Maqedoninë e Veriut. Lëkundjet e fuqishme me magnitutë 5.5 të shkallës rihter e kishin epiqendrën në fshatin Leunovë, ndërsa dridhjet u ndjenë edhe në vendin tonë. Ky tërmet i parë, u shoqërua edhe me një tjetër i fuqishëm, me magnitutë 5.2 të shkallës rihter. Epiqendra e saj ishte pak kilometra larg kryeqytetit të Shkupit, ndërsa edhe në këtë tërmet të dytë lëkundjet u ndien në vendin tonë. Për të folur rreth këtyre lëkundjeve sizmike, në “Ftesë në 5” me anë të një lidhje direkte ishte i ftuar sizmologu Rrapo Ormeni.

Sipas tij, lëkundjet kanë qenë relativisht të forta dhe nuk paraqesin dëme materiale. Rrapo theksoi se në orët në vazhdim mund të ketë paslëkundje por me magnitutë më të vogël. Gjithashtu, theksoi se tërmete me magnituta të kësaj natyre është mirë të bien, pasi toka çliron energji por pa shkaktuar dëme.

“Ditën e sotme kanë rënë dy tërmete në orën 5 pa 6 minuta në mëngjes dhe në 3 e 25. Epiqendra ka qenë në Maqedoni. Janë dy tërmete, tërmeti i parë i shoqëruar me qindra pasgoditje dhe më e madhja prej tyre ka qenë 3.5 ballë. Ky nivel magnitute nuk ka rrezik për dëme serioze, ndihet nga njerëzit, është ndjerë edhe në Kosovë deri në Tiranë. Është ndier në Tiranë, disa nuk e kanë ndier, disa e kanë ndjerë goxha. Por kjo rritet edhe me thellësinë e tërmetit, nëse do të ishte më i thellë ndjeshmëria do të ishte më e vogël, por tërmeti ka pasur një thellësi 11 kilometra. Këto janë të zakonshme, nuk kanë rrezik. Është mirë që këto të bien dhe energjia të çlirohet. Kjo nuk ka lidhje me tërmetin e Durrësit. Po thuhet se njerëzit nga ndjesia që kanë pasur nga tërmeti i 26 nëntorit krijohet ndjesia e frikës, për vetë faktit që kemi dy të njëjtin nivel, këto janë një grumbuj tërmetesh që shoqërohet me pasgoditje të vogla, ku magnitutat do të jenë më të ulëta”, tha Ormeni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME