Categories Lajme

Më pak abone të shitura, në shtator ra me 35% numri i aboneve mujore

Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik vijon të jete i ulët, e për pasojë edhe numri i aboneve të shituara këtë muaj është i ulët.  Megjithatë punonjësit e këtij sektori thonë se mes udhëtarëve ka më shumë nga ata që janë të pajisur me abone. Rënia e shitjeve të aboneve lidhet edhe me numrin e ulët të qytetarëve që përdorin transportin publik. Gjatë muajit shtator janë  shitur rreth 35% e numrit total të aboneve.

Pas rinisjes së punës për transportin publik, qytetarët kanë bërë thirrje për rikthimin sa më parë të aboneve, ata thonë se pajtimi mujor është shumë i rëndësishëm pasi ul shpenzimet ditore.Interesin e udhëtarëve për këtë biletë të përmuajshme e pohojnë edhe faturinot.

Një abone e përgjithshme kushton 1600 lekë, por ka denoncime se kompani të ndryshme e kanë shitur atë me çmim më të ulët, çka është në kundërshtim me ligjin. Sektori i transportit publik ishte një nga ata sektor të cilët bënë rezistencë për rikthimin në punë për shkak të kushteve dhe shpenzimeve të përcaktuara në protokollin e sigurisë anti-Covid. E megjithëse puna e tyre vijon normalisht, numri i udhëtarëve vijon të mbetet i ulët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME