Categories Lajme

Më pak punëtorë shqiptarë në Gjermani

Shumë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi shpesh punësohen në Gjermani, në punë që të tjerët nuk duan t’i bëjnë. Mijëra prej tyre përfitojnë prej të ashtuquajturit ligj për emigrimin nga Ballkani Perëndimor. Por tashmë partia kryesore gjermane, CDU ka në plan që të mos lejojë kaq shumë emigrantë nga Ballkani Perëndimor. Kriza e koronavirusit ka rritur ndjeshëm papunësinë dhe unioni CDU/CSU kërkon të ulë numrin e punëtorëve pa zanat nga Ballkani Perëndimor.

Gazeta Welt shkruan se qëllimi është që të lejohen në Gjermani vetëm 15 mijë persona nga ky grup. Një zëdhënës i CDU/CSU tha se në vend janë 600 mijë të papunë më shumë se një vit më parë. ‘Në këto kushte, kur ekonomia është në krizë dhe papunësia e lartë, nuk mund të lëmë emigracionin nga Ballkani Perëndimor të parregulluar’. Duket se Gjermania po ndjek kështu SHBA, e cila synon të kufizojë numrin e emigrantëve në vend, me qëllim që vendet e punës të shkojnë për qytetarët e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në Portin e Vlorës mbërrin trageti European Star, transportoi rreth 400 pasagjerë dhe 120 automjete

Ka nisur zyrtarisht fluksi i udhëtarëve në Portin e Vlorës me mbërritjen e tragetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën nga zjarri, 70-vjeçari dyshohet se ia vuri vetë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME