Categories Lajme

“Më përbuzte, nuk më linte me gruan…”, dëshmia e 58-vjeçarit që masakroi kunatën me sëpatë

Tefik Tashi nuk ka shfaqur pendesë për krimin makabër që kreu mesditën e së mërkurës në fshatin Kusarth të Elbasanit. Ai ka dëshmuar se e vrau me vetëdije kunatën e tij 44-vjeçare Alma Qevani. Detajet i përcjell gazetari Fatos Salliu mëngjesin e kësaj të enjteje në një lidhje live me Klan News.

“Bashkëshortja e Tefik Tashit, Etleva Qevani është shprehur se gjithçka nisi kur ajo me motrën e saj ishin në arë, ndërkohë që ai ka telefonuar për të pyetur se ku ndodheshin. Por viktima në këtë rast nuk e ka ngritur e telefonin dhe ky ka qenë shkaku që është nxehur. Ai ka rrëmbyer sëpatën, ka shkuar në drejtim të tyre duke e goditur pa mëshirë”.

“Në polici ai është shprehur se prej kohësh kishin grindje mes tyre, se kunata e përbuzte, se ditën e djeshme nuk i kishin gatuar, se motrën e saj e shfrytëzonte duke e përdorur në punë të ndryshme dhe së fundmi nuk po e linte që të qëndronte bashkë me të. Pra të gjitha këto konflikte familjare ishin zanafilla që përfundoi në tragjedi”, raporton gazetari.

Pasi u godit me sëpatë në mes të rrugës nga kunati i saj, 44-vjeçarja Alma Qevani u dërgua në spital, por plagët e marra ishin tejet të rënda dhe ndërroi jetë. Pas ngjarjes autori u largua në fshatin Bradashesh, që ndodhet pranë. Ai u arrestua pasi u pikas nga autoritetet policore duke vrapuar me sëpatën me vete e duart e gjakosura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME