Categories Lajme

“Më përvëlohet zemra kur e shoh…”, adoleshentja nga Korça ka nevojë për ndihmë

Ekipi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” udhëtoi në fshatin Dishnicë të Korçës. Këtu jeton familja Kokonozi. Vajza e vogël e famljes quhet Kristjana, është 15 vjeç. Kristjana nuk arrin dot të flasë, është prekur skolioza dhe epilepsia. Situata është tepër dramatike pasi mjekët i kanë thënë prindërve se jeta e vajzës është në rrezik madje në moshën 16 vjeçare do të jetë fatale. Kristjana nuk ka shkuar asnjëherë në shkollë. Nuk ka asnjë mikeshë, ajo njeh vetëm familjen e saj, askënd tjetër. Për shkak të gjendjes shëndetësore ajo sot po lufton për jetën. Dhimbjet e kockave që i shtypin mushkëritë i shtohen edhe krizat e herë pas hershme të epilepsisë. Adoleshentja nuk arrin dot t’i thotë familjarëve për dhimbjet por shtylla kurrizore e deformuar flet vetë.

“Ndonjëherë më kafshon nga inati që nuk ia kuptoj dot dhimbjet që ka, më çjerr. Nuk e kuptoj se çfarë përpiqet të më thotë. E di që ka dëshirë të shprehet. Do doja të ishte e zonja për veten, ose të kërkonte njëherë bukë me gojën e saj. Më lëngon shumë zemra. Shpëtimi i vetëm është operacioni sa më parë”,-thotë e ëma e vajzës. Nuk ka asnjë ankesë të formuluar, por veç lotët që i shkojnë çurg faqeve. Në portret Kristjana duket sikur nuk ndien dhimbje, duke sikur në çdo moment buzëqesh. Motra e saj e madhe e cila është dhe mbështetja e saj, shkëmbi që e mban me shpresë thotë se “portreti i buzëqeshur i së voglës”, ua dyfishon dhimbjen më shumë. “Sa vij nga shkolla merrem me motrën , me lojërat formuese, e kam regjistruar në një shkollë speciale por nuk kemi makinë ta dërgojmë atje, Dua vetëm që motrës t’i shpëtohet jeta asnjë tjetër”,-thotë motra e Kristjanës.

Familja Kokonozi ka të ardhura modeste, mbahen vetëm me rrogën modeste të kryefamiljarit. Mjekët i kanë thënë familjes se operacioni në shtyllën kurrizore i Kristjanës kushton 25.000 euro. Për prindërit kjo është një shumë që ata as nuk mund t’i afrohen me të ardhurat që sigurojnë. Për prindërit kjo është një dramë e rëndë dhe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta shpëtuar. Madje ata janë përpjekur të shesin edhe shtëpinë që e kanë në ndërtim e sipër. As kredi nuk kanë përfituar dot, shtëpinë nuk ua blen njeri. Adelina e ëma e vajzës nuk e kalon pragun e derës dhe kujdeset çdo moment për të bijën e sëmurë. Sot ajo u bën thirrje shqiptarëve për ndihmë. “Kur ishte 11 muajshe, mjekët më thanë se ka kaluar temperaturë të brendshme, para 2 vite e gjysmë nisi t’i deformohej kurrizi. Në Athinë na thanë se operacioni duhet t’i bëhet brenda 3 muajsh, na thanë që nuk dihet nëse do shkojë 16 vjeç, kur ajo fle gjumë e kontrolloj nëse ende merr frymë. Nuk më zë gjumi. Më është përvëluar zemra, nuk ka më keq për një nënë që shikon fëmijën të rënkojë”-shprehet e ëma. Ndërhyrja duhet të kryhet sa më shpejtë pasi jeta e saj është vërtetë në rrezik serioz. Por a do ketë shpresë për Kristjanën? Këtë përgjigje e japin shqiptarët…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME