Categories Lajme

Me qindra doza kanabis gati për shitje, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Një 52-vjeçar është arrestuar në Vlorë, teksa i janë sekuestruar qindra doza kanabis. Në prangat e policisë përfundoi Sokol Halili, të cilit iu sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një armë gjahu që ky shtetas e mbante pa leje.

Njoftimi i policise:

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.  

Vihet në pranga një 52-vjeçar që shiste doza kanabisi, në zona të ndryshme në qytet.

Sekuestrohen rreth 500 doza kanabisi që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë. 

Sekuestrohet edhe një armë gjahu që ky shtetas e mbante pa leje, në banesë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në qytet, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.   

Në lagjen “4 Heronjtë”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., 52 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.     

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një armë gjahu që ky shtetas e mbante pa leje.

Lënda narkotike, së bashku me armën e gjahut, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME