Categories Showbiz

‘Më ra qielli mbi kokë’, Julia Iliriani rrëfen historinë e abuzimit të saj dhe të bijës

Aktorja Julia Iliriani, e cila ka hyrë në Big Brother, ka rrëfyer një histori shokuese të abuzimit të saj dhe të bijës. Gjatë një bisede me banorët e tjerë në shtëpi, Julia ka treguar se është abuzuar kur ka qenë fëmijë, rreth moshës 5-6 vjeçare.

Megjithëse nuk e kuptonte çfarë ishte, Julia tha se ndjesia ishte sikletosëse dhe nuk mund t’ia tregonte dot askujt. Më tej, Julia tregoi se fati i saj i keq ka ndjekur edhe të bijën, e cila u abuzua seksualisht nga një person i cili supozohej të ishte i afërt me ta gjatë periudhës që jetonin në Amerikë.

“Unë nuk kam qenë ndonjëherë në Polici, por kam denoncuar në Polici një rast abuzimi seksual verbal me minoren. Kur kam qenë e vogël, 5-6-vjeç, sigurisht që nuk e kuptoja se çfarë ishte, por e dija që ishte diçka që më vinte në siklet dhe nuk mund t’ia tregoja dikujt. Për fatin e keq kjo i ka ndodhur edhe time bije kur ne kemi qenë në Amerikë, nga një person i cili ndenji, me demek, afër nesh. Ajo shprehja që ‘të bie qielli mbi kokë’ ka qenë pikërisht në këtë moment dhe pa hezitimin më të vogël unë kam bërë denoncimin”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP 4”, Loredana dhe Valbona shpërthejnë në lot

Loredana dhe Valbona kanë shpërthyer në lot pasi Jozi u përjashtua nga shtëpia e “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Incidenti/ U rrëzua teksa ishte duke kënduar natën e Vitit të Ri, Manjola Nallbani: Shmanga fëmijën, kam thyer këmbën

Këngëtarja Manjolla Nallbani, ka reaguar pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën…

LEXO ME SHUME