Categories Lajme

“Më radikale se greva”, studenët paralajmërojnë përshkallëzim të situatës

Studentët vijojnë protestën e tyre kundër qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit, ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, mes të cilave, përmirësimin e kushteve të konvikteve, uljen e tarifës së studimit apo dhe anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Por ndërsa një pjesë e studentëve janë ngrujuar në ambientet e fakulteteve të tyre, si formë e përshkallëzimit të kësaj proteste, studentët paralajmërojnë përshakllëzim të mëtejshëm të protestës.

Në një intervistë për emisionin “Tempora” në televizionin “Ora News”, studentët paralajmëruan se kanë mbledhur 75 firma nga Fakultetit Juridik, për kalimin në grevë, ndërsa thanë se po shqyrtohet mundësia e një mase më radikale edhe se vetë greva.

“Kemi mbledhur 75 firma nga Fakulteti i Juridikut, që veç ngujimit, protesta të përshkallëzohet në grevë. Ndërkohë po shqyrtojmë një tjetër mundësi, më radikale sesa vetë greva. Detaje për momentin nuk mund të zbulojmë”, – thanë studentët, ndërsa disa prej tyre nuk pranuan të dalin para kamerave, pasi sipas tyre kanë familjarë në punë dhe rrezikojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME