Categories Lajme

Me shall pioneri në qafë, Braçe flet me gjuhën e Enver Hoxhës: Janë fashistë, janë rracistë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe gjatë një fjalimi para qytetarëve në Lushjnje, nuk është përmbajtur ndaj vendeve skeptike të Bashkimit Europian për Sqhipërinë, duke sulmuar disa udhëheqës si racistë dhe fashistë. Braçe ka deklaruar se sot në BE po shfaqet fashizmi, ashtu si para shumë vitesh, por në forma të ndryshme, deri tek racizmi ku shqiptarët kanë qenë dhe janë preha më e preferuar e atyre që kanë ndarë popujt nga madhësia, nga rraca, nga ngjyra, nga besimi fetar.

“Fashizmi nuk ishte në fictioni i asaj periudhe që u krijua nga Kinostudio, jo, fashizmi ishte atëherë dhe shfaqet edhe sot në forma nga më të ndryshme, deri tek racizmi ku shqiptarët kanë qenë dhe janë preha më e preferuar e atyre që kanë ndarë popujt nga madhësia, nga rraca, nga ngjyra, nga besimi fetar. Ishte kështu atëhërë dhe vazhdon të jetë edhe sot. Ndaj u luftua atëherë kundër tyre për lirinë e Shqipërisë me armë në dorë dhe luftohet edhe sot duke u bërë bashkë të gjithë si shoqëri kundër fenomvene të vjetra që fillojnë dhe vijnë në ditët tona në trajta nga më të ndryshme si ato që ju thash. Kohë pas kohë shfaqen edhe të tjerë që duan të na ndajnë nga Perëndimi, por ka qenë vullneti i popullit ka qenë vullenti i shoqërisë që i ka ndarë në mnëyrë të qartë interesat e shqiptarëve të lidhur ngushtë me Perëndimin me interasat e poltikanëve të lidhura ngushtë me poltikanë edhe kundër perendimit.

Do të ishim të turpëruar me kokën poshtë para asaj Europe që sot do të vendosë për ne. Pavarësisht vendimit që do të marrë, ne jemi pjesë e asaj familje, nuk na nxjerr dot kurrkush nga ajo familje, pavarësisht se kush është vendimarrës i madh, e politikbërës i madh apo i ardhur nga zgëqet e errëta të racizmit, kundër një pjesë që sot është në perferi të Europës dhe jo për fajin tonë. Kemi bëqrë një zgjedhje të shkëpqyer para 75 vitesh dhe do të vazhdojmë që ti qnedrojmë kursit donë në BE, kursit tonë me europën me perëndimin.”- ka deklaruar Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME