Categories Sport

Me sytë nga Anglia, Shqipëria mund të marrë vendin e dytë, ndryshon situata në Grupin I

Anglia është thjeshtë perfkete në këtë rrugëtim të “tre luanëve” në kualifikueset e Botërorit:

5 ndeshje 5 fitore, 17 gola të shënuar vetëm një i pësuar. Tifozët kuqezi shpresojnë shumë që ishullorët të vijojnë këtë paraqitje fantastike, shpresojnë shumë që Anglia të bëjë të madhen të mërkurën teksa udhëtojnë në transfertë përballë Polonisë.

Kjo është një ndeshje ku të besuarit e Southgate mund të mbyllim historinë e kualifikimit që në raundin e gjashtë, është një sfidë direkte mes dy ekipeve favorite në Grupin I.

Një kombinim i duhur, një fitore e Anglisë në këtë transfertë dhe një fitore e mundshme e Shqipërisë përballë San Marino mund të na dhurojë vendin e dytë në këtë grup që do të ishte mbyllja perfekte pas sfidave të shtatorit, një objektiv mese i suksesshëm për momentin.

Pas fitores së pastër 4-0 ndaj Andorra, falë “dopietës” së Lingard dhe golave të Harry Kane dhe Saka, Anglia renditet në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve, plus 5 në raport me Poloninë që shpartalluan San Marino me rezultatin 7-1. Me 9 pikë pas 5 ndeshjeve, Shqipëria renditet në vendin e tretë, plus 3 pikë në raport me Hungarinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME