Nikolin Fili, i njohur edhe me emrin Aldo Tafa, dhe Eugen Liçi, pse Gentian Goxhaj (Vasili) jane emrat e te arrestuarve sot nga policia e Tiranes. Këta dy persona, që kishin në përdorim dy emra e mbiemra, i kanë kërkuar me dh.unë shokut të tyre, Alvaro Saliaj, shumën prej 21 mijë eurosh, pasi me të kanë pasur probleme edhe jashtë shtetit. Ata kanë pretenduar se kanë tentuar të bëjnë vetëgj.yqësi, pasi Alvaro ua kishte borxh lekët, por janë zbuluar nga policia.
“Në momentin e ndalimit të mjetit nga Policia, mjet i pajisur me fenelina dhe sirenë policie, këta shtetas u kanë dhënë gjeneralitete të tjera shërbimeve të Policisë, por pasi janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe pas verifikimeve të kryera rezultoi se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. L. alias G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një patentë të falsifikuar, dy karta italiane të falsifikuara, të cilat i përdorte ky shtetas për t’iu shmangur identifikimit nga Policia, si dhe një sasi parash”, njofton Policia.

