Një modele Instagrami është dënuar me burgim, pasi ka plaçkitur 4 dyqane brenda një ore. Monique Marina Agostino, 24 vjeçe, u dënua, pasi u shpall fajtore për grabitjet e kryera në nëntor të vitit të kaluar. Raportohet se këto vjedhje ajo i ka kryer duke kërcënuar shitësit me thi.kë. Modelja do të qëndrojë në burg për 24 muaj. Në muajin janar ajo pritet që të apelojë vendimin. 24-vjeçarja është edhe nënë e një fëmijë.

