Categories Lajme

“Më thoshin nuk është djali yt, por zemra e nënës e ndjen”, flet e ëma e të riut që humbi jetën në Velipojë

Në shtëpinë e Anila Zenelit ra një tragjedi e madhe. Mesnatën e 28 qershorit djali i saj, Musaeni humbi jeten pas një konflikti për shezlonat, mes pronarëve të dy lokaleve, në njërin prej të cilëve punonte edhe 19-vjeçari.

Musaeni ishte plotesisht i pafajshem Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen. Jetonte vetëm me nënën dhe vëllanë, pasi babanë e kishte humburnë lumin Drin 12 vjet më parë.

Që prej asaj kohe Musaeni duhej të kujdesej për nënën dhe vëllanë e vogël. Nëna e Musaenit, ndonëse me zemrën copë nga dhimbja e madhe, foli për Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, për të treguar çastin kur mori vesh për humbjen e të birit.

“Unë nuk e dija, Djalin e çuan në morg, emrin nuk ia shkruan Musaen Zeneli, siç e ka, por Myzerim dhe kjo ngatërroi shumë njerëzit. Edhe njerëzit e mi nuk e dinin. Unë shkova në punë në gjashtë e gjysmë se punoj te lavanderia e spitalit. Lava rrobat me g jak të djalit dhe nuk e dija që ishte fëmija im që po lahej në morg. Unë nëna e tij, atë mëngjes shkova në morg dhe nuk dija që djali im ishte aty. A ka më hall për nënën. Unë e mora vesh që ishte në morg, por më thanë: “Nuk është djali yt” sepse nuk donin të më çonin te morgu. Por zemra e nënës ndjen çdo gjë! M’u këput zemra, trupi e shpirti.”, thotë mes lotësh nëna e Musaenit.

I riu nga Bahcallaku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundmi kishte folur me vëllezërit Gocaj për t’i gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e punës, por qëlloi të ishte edhe dita e fundit e jetës së riut, historia e të cilit preku gjithë Shqipërinë. Musaeni ishte shumë i gëzuar që gjeti punën, thotë zonja Zeneli për Dritare TV

“Djali ishte shumë i gëzuar që gjeti punën. Unë si prind Velipojën e njoh shumë mirë, por nuk di se te cili lokal ka shkuar, por ishte shumë i gëzuar për punën.

Bëri dhe diplomën dhe e vesha si dhëndër për mbrëmjen e maturës. Edhe shokët e klasës erdhën të tërë me lule, me karafila, sot kur futa djalin nën dhe. Më ka mbetur shumë në mendje gëzimi i djalit. Më dhemb shpirti.

Unë si nënë kam një dhimbje të dyfishtë, sepse për Musaenin isha dhe nënë dhe babë. Babai m’i la kur djali i madh ishte 12 vjeç dhe i vogli 7. Në 2009-ën u mb yt i babai i fëmijëve dhe 2010 e gjetën. 4 muaj qëndroi trupi i tretur pa ditur se ku ishte. Mbas 4 muajve është gjetur. As fëmijët, as unë nuk e dinin ku ishte.”

E pyetur nga Dritare.net se çfarë kërkon në këto momente zonja Zeneli tha: “Ta mendojë shteti çfarë dua unë sot. Shpirti im e di çfarë po kalon.”, tha zonja Zeneli për Dritare TV. Marrë nga Dritare.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME