Categories Lajme

Me vdekjen mbi supe! Kalimtari mespërmes rrugës vetëm pak pasi një grua humbi jetën tek Ura e Golemit

Nëse flasim për lajmet e kronikës së zezë, aksidentet rrugore kryesojnë me lajme tragjike. Thuajse në çdo ditë ka persona që mbesin të plagosur, ashtu sikundër janë shtuar edhe rastet me viktima në rrugë. Në shumicën e rasteve shkak bëhet shpejtësia tej normave të lejuara, që rrallë gjen drejtues automjeti të respektojë me përpikëri limitet e shpejtësisë që të detyron tabela. Por përkundër kësaj. Në Shqipëri është edhe një fenomen, që nga dita në ditë po merr jetë njerëzish.

Në autostrada, në rrugë që ka vështirë fushëpamje, etj, ke firmosur vdekjen nëse ndalon nga ndonjë automjet dhe tenton të kalosh në krahun tjetër të rrugës. Të njëjtin fat pati sot edhe një grua 38-vjeçare. Ajo ishte pasagjere në një autobus që vinte nga Berati. Me papërgjegjshmëri totale, automjetet e transportit ndërqytetës shkelin me të dyja këmbët rregullat e qarkullimit në rrugë, duke u bërë shkak për jetë të humbura. Gruaja, Brunilda Shuti, së bashku me tre persona të tjerë, zbritën nga autobusi që ndaloi tek Ura e Golemit në aksin Plepa-Kavajë. Ka hedhur një sy në rrugë dhe më tej ka vrapuar të kalojë në krahun tjetër të urës. Në mesin e urës së mbikalimit të Golemit, një automjet që po kalonte e mori para gruan, e cila ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Makina që përplasi 38-vjeçaren

Në anën tjetër të rrugës ndodhet plazhi, dhe janë të shumtë qytetarët që këtë rrezik e ndërmarrin përditë.

Madje vetëm pak pasi aksidenti i kishte marrë jetën 38-vjeçares, është përsëritur e njëjta skemë. Një automjet privat, ka ndaluar në anë të rrugës (ku nuk ka asnjë xhep për ndalimin e makinave pasi është urë), prej tij ka zbritur një zotëri. Ai ecën disa hapa në anë të rrugës dhe sapo ‘sigurohet’ se nuk po kalon asnjë automjet, kalon në krahun tjetër të urës.

Nisur nga numri i lartë i aksidenteve, mjetet e transportit publik dhe çfarëdolloj automjeti tjetër, e kanë të ndaluar të bëjnë ndalesa në rrugë, aty ku nuk ka sinjalistika rrugore që e lejojnë, siç janë vendet që njihen si “xhepat” në rrugë. Megjithatë, për kalimtarët, ende nuk ka mbikalime të mjaftueshme, çka i detyron ata të kalojnë mespërmes rrugës ku ecin automjetet. Kjo mangësi vihet re më së shumti në zonat periferike, ku qytetarët bëjnë kilometra në këmbë për të gjetur një mbikalim. Megjithatë, jo të pakta janë rastet, të bëra edhe mediatike, ku edhe pse mbikalimi mund të jetë jo më shumë se 100 metra larg , qytetarët nuk e përdorin dhe zgjedhin rrugën më të “shkurtër”, duke kaluar në mesin e automjeteve pa asnjë siguri!

Po sot, një tjetër aksident rrugor i ndodhur tek Tre Urat në Divjakë, i mori jetën një 57-vjeçari. Agim Muça ka një histori të trishtë, përtej fenomenit problematik të papërgjegjshmërisë në rrugë si nga shoferët ashtu edhe kalimtarët. Gjatë natës në banesën e tij i kanë vjedhur bagëtinë. 57-vjeçari i ka ndjerë dhe është vënë në ndjekje të autorëve duke marrë automjetin, por gjatë rrugës, ndoshta për efekt të shpejtësisë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga. Në orën 05:30 të mëngjesit ai u nda nga jeta si pasojë e përplasjes së makinës së tij Ford, ndërkohë që i plagosur mbeti djali i tij, që Agim Muça e kishte marrë me vete në makinë. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa nga ana tjetër, policia po heton për kapjen e autorëve të vjedhjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng…

LEXO ME SHUME