Categories Kuzhina

Mish me bamje në furrë

Mish me bamje në furrë

Përbërësit:

600 gr mish viçi

200 gr qepë të thata

1 thelb hudhër

150 gr speca të gjelbër

400 gr domate

800 gr bamje

Vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja: Fillimisht lajmë bamjet dhe i kullojmë  mirë. I pastrojmë bishtat dhe i vendosim në një tepsi. I përziejmë mirë me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë celsius për 20-25 minuta. Ndërkohë në një tenxhere ngrohim 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim mishin nga të dy anët. Sa të skuqet pak, shtojmë qepën dhe hudhren e grirë imet. I kaurdisim se bashku deri sa qepa të skuqet plotësisht. Shtojmë specin dhe e lëmë sa të ulë volumin. Shtojmë domatet e pastruara nga lëkura dhe të prera në kubike. I lëmë të ziejnë për 20 minuta deri sa mishi të mund të shpohet me pirun. Më pas nëse dëshironi ti gatuani bamjet në tenxhere mund të shtoni bamjet dhe 1 filxhan ujë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr. Ata që duan ta përfundojnë në furrë shtojmë mishin me domatet në tepsinë e bamjeve dhe pasi ta mbulojmë me letër alumini I vendosim në furrë për 20 minuta të tjera. Shohim nëse ka pak lëng, mund të shtpjmë edhe 1 filxhan kafe ujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME