Categories Lajme

“Me vizionin dhe me pastërtinë e shpirtit përçoi fjalën e lirë të medias”, mesazhin ngushëllues i gazetarit në SHBA

Mesazhet të pafundme ngushëllimi kanë ardhur për presidentin e Fax News Kasem Hysenbelli, i cili një ditë më parë ndërroi jetë për shkak të Covid-19. Gazetari Ervis Zholi nga SHBA, shkruan se Hysenbelliu, ishte njeriu që me vizionin dhe me pastërtinë e shpirtit përçoi fjalën e lirë të medias. Ervis Zholi: “Kasem Hysenbelliu njeriu me vizone dhe me pasteritn e shpirtit qe percoi Fjalen e lire te medias . Në emrin e stafit te Zëri Jonë USA i Shprehim Ngushellime me te perzemerta Nenes dhe Familjes se tij , Stafit te Fax news , miqve dhe shoqeris te tij .

Zëri Jone USA beson se enderen e kasemit qe ai e deshte aq shume sic ishte fax neës do e cojne perpara. Do te jesh gjithone ne zemrat dhe ne mendjen e Shqiptareve! U Preht ne Paqe miku i MEDIAS SE LIRE.” Nga ana tjetër avokati Artan Manushaqe, propozon që rruga e Unazës së re të marrë emrin e Kasem Hysenbelli, për shkak të mbështetjes së fortë që presidenti i Fax News u dha banorëve të kësja zone.

Postimi i plotë: Pas 25 Prillit Rruga e Unazes se Re duhet te mari emrin e Kasem Hysenbelli! Jem me fat qe kam njohur nje njeri si Kaso, keshtu i therrisja apo i shkruaja.

Kasua ka qene nje mbeshtetes i forte per Lirine e Fjales dhe te Medias. Fal Kasem Hysenbelliut dhe rrjetit mediatik Fax News une jam promovuar fuqishem nga kjo media vitet e fundit, si nje ze qytetar i lire e i pacensuruar asnje sekonde. Kasua dhe Fax kurre s’ma ka mbyllur deren, madje kur kishim nevoje per Protesten e Unazes apo Teatrit Fax-in e kishim shtepine tone te dyte.

Kason e kisha njohur ne media prej shume vitesh, por personalisht kam tre vjet qe e kam njohur per shkak se na bashkoi Liria dhe Dashuria per Shqiperine ku secili ishte ne rolin e vete. Rralle ne jete te bie te takosh njerez te tille si Fisnike, te Fjales e Beses si Kasemi. Ne nje nga daljet e mia vjet ne Fax, kur pothuajse te gjitha mediat ishin te kapura, kam thene nje fjali: Me nje televizion te vogel si Fax-i ne po bejme revolucion..! E ne fakt Faxi kishte nga pas Njeriun e Mire e Fisnik,  Kasem Hysenbelli! Prehu i qete Kasem vella, na ke lene gjene me te mire qe mund te leje nje njeri pas, na ke lene Dinjitetin tend kudo!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME