Categories Lajme

“Më vodhi 13 mijë euro”/ I mori djalin e mitur ish-partneres në Vlorë dhe u arratis në Kosovë, autori i dyshuar: Si qëndron e vërteta

Një 51-vjeçar nga Kosova, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, për një ngjarje në Llakatund të shtunën e kaluar, pasi akuzohet se ka dhunuar nënën dhe djalin e ish-partneres së tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës, flet nga arratia.

Haki Barjami, nga arratia tregoi se si kishte vendosur që t’i merrte fëmijën e mitur ish-partneres së tij nga Vlora, dhe më pas kishte udhëtuar drejt Kosovës. Ai lëshoi akuza në drejtim të ish-partneres, ndërsa shtoi se ajo ka braktisur fëmijët për të dashurit.

“Plaka mezi ma hapi derën e shtëpisë, se donte djali biberonin. Ika në polici që të sqarohesha. Unë doja që djali im mos të shkonte në Greqi, dmth të dilte jashtë shtetit. I thashë; ec te shpia se nuk e ke mirë. Nuk dua më tha. I hipi makinës dhe vijë në shtëpi. Ika në Kosovë. Ia lashë dhe djalin asaj.

Erdha në shtëpi. Me merr motra e saj në telefon. Më tha; gruan dhe çunin e ke atje. pse të zë vendi? Pse nuk e merr vajzën. Unë shkova atje, në Vlorë. Kur shkoj te porta e tyre ishte dera mbyllur. I kishte treguar Bana se po vjen Hakiu. Shkoj atje, dhe vëlla i saj u ngrit. Ai është njeri.

Ajo më tha; nuk të dua më. ‘Ok’ i thashë, por dua të marr çunin. Po rri atje nja 2 orë me çunin. Hajde ti te nëna jote dhe merr djalin. E mora çunin shkova te porta e tyre. Asnjë nuk erdhi. E kisha djalin tim me vete dhe i them; a të nisemi për Kosovë, se këta se kanë ndërmend të vijnë. Të lë unë çunin tim rrugëve?! Ika unë. Në 8 të mëngjesit më merr në telefon. I thash mos më merr në telefon.

Më tha; ke marrë djalin në Kosovë? Po i thash. Çuni im i ka të gjitha gjërat këtu. Si po mendon ti? Mos më thirr më këtë punë. Nëse do të vish te shtëpia, hajde. Ishte shtatzënë, 4 muajshe shtatzënë. Ajo abortoi. Ajo 18 aborte? Jo! Janë gënjeshtra. Dua të di se kush ia dha ato ilaçe. Si e hodhi fëmijën tim në kosha të plehrave. Shkoj në spital, ajo ishte njohur e një djalë në Gjermani.

Si u shërua, e mori gocën 17-vjeçe dhe la vetëm në rrugët e Athinës. Ajo u martua në Gjermani. Iku e martua. Më ka marrë 12-13 mijë euro, më ka vjedhur gjithçka. Njërin fëmijë e la në Greqi, tjetrin e la te nëna, pa drita, pa ujë, për dashnor. Tjetrin e la në Kosovë. Po ça femre është kjo moj?”, tha Barjami për emisionin ‘Me zemër të hapur’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME