Categories Lajme

Mediat greke flasin për të shkuarën e Kostandin Kaçifa-s

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga mediat greke. Lidhur me të shkuarën e Konstandinos Kaçifas (Katsifa) i cili mbeti i vrarë pas përplasjes së armatosur që pati me forcat e policisë shqiptare.

Sipas “Newsit.gr”, nga burime të policisë greke rezulton se viktima është arrestuar në vitin 2009 për trafik lëndësh narkotike si dhe me akuzën si pjesëtarë i një organizate kriminale që vepronte në kryesisht në zonat periferike të Athinës.

Ndërkohë thuhet se polica greke nuk ka informacione nëse Katçifas është përfshirë në trafik lëndësh narkotike apo nëse ka qenë pjesë e ndonjë bande kriminale, ndërsa theksohet se ai mbeti i varë pas përplasjes që pati me forcat speciale të policisë shqiptare.

Nga ana tjetër kjo media shkruan se fillimisht ai ka qëlluar në ajër dhe më pas, kur është rrethuar nga policia, ka gjuajtur të paktën tre plumba në drejtim të policëve dhe më pas është arratisur.

Pasi është lokalizuar nga policia shqiptare, ku është përdorur edhe ndihma e helikopterit për të gjetur vendndodhjen e tij dhe për ta neutralizuar, ka pasur serish shkëmbim armësh zjarri me policinë, nga të cilat ai ka mbetur i vrarë.

Të dhënat e reja mbi minoritarin grek Konstandinos Kaçifas, dëshmojnë se ai është arrestuar në vitin 2009 nga Policia greke është arrestuar për trafik të lëndëve narkotike, si edhe është hetuar pjesëtar i një bande kriminale.

Sipas mediave greke, pas vrasjes së tij nga policia shqiptare, pranë trupit të viktimës janë gjetur 17 gëzhoja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME