Categories Lajme

Mediat greke për Kapshticën: Testet Covid të falsifikuara në Shqipëri…

Duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme orën 06:00, pika kufitare e Kapshticës u mbyll, dhe sipas njoftimit do të qëndrojë e mbyllur deri më 4 dhjetor. Kjo shkatojë edhe bllokimin e shumë kamionave në kufi dhe irritimin e shoferëve, të cilët ankohen se nuk kanë marr asnjë njoftim.

Por përse tani ky vendim nga pala greke ? Fillimisht u bë me dije se shkak ishte bërë rritja e numrit të infektuarve me koronavirus në zonën e Selanikut.

Mediat greke shkruajnë se autoritetet e vendit fqinjë janë shqetësuar nga informacionet se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë, të cilët falsifikojnë përgjigjet e testeve negative PCR, gjë që sipas tyre ka ndikuar në “ngarkesën e rëndë epidemiologjike”. “Testet e falsifikuara janë kthyer në “industri” në Shqipëri. Ata po rrezikojnë jetën e njerëzve për të fituar disa euro” shkruan Star.gr.

Media greke vijon më tej duke theksuar se “shumë prej tyre duan të kurohen në spitalet greke pasi nuk kanë besim në sistemin shëndetësor shqiptar”. Vendimi i bllokimit të kalimit nga Kapshtica do të jetë në fuqi deri në datë 4 dhjetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME