Categories Lajme

Mediat italiane: Rezart Taçi ka depozituar 362 milionë euro në Singapor

Mediat italiane shkruajnë sot për biznesmenin në kërkim Rezart Taçi. Sipas tyre, ai ka depozituar plot 362 milionë euro në Singapor. Shumë e madhe është depozituar në një bankë, ku ka zyrat edhe kompania Vetro Energy, me të cilën ai dështoi të merrte kompaninë shtetërore të naftës, Albpetrol. Është mister se si e siguroi Taçi një shumë të tillë, pasi ai shpalli falimentin dhe nuk kishte as 6 milionë euro, për të paguar blerjen e klubit italian të Parmës.

Dyshohet se këto para janë marrë nga azerët si garanci nga Taçi, për privatizmin e Albpetrol, dhe më pas nuk janë kthyer më. Madje, për këtë aferë ka raportime se u v ra edhe Artan Santo, pasi kishte dalë garant për këto para, që më pas nuk i kthente dot. Taçi u bë i njohur në kohën e qeverisjes së Berishës, pas nëpërmjet lidhjeve me familjen Berisha, arriti të bëhej një biznesmen i fuqishëm, aq sa organizonte edhe ndeshje me Milanin dhe Real Madrid, duke paguar miliona euro.

Por, pas largimit të Berishës për të nisën problemet dhe tashmë është shpallur në kërkim. Herën e fundit që është shkruajtur për të, Taçi strehohej në Zvicër, ndërsa për momentin nuk dihen shumë gjëra. Shqiperia ime
Burimi : affaritaliani.it

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME