Categories Lajme

Mediat italiane zbulojnë lidhjet e 19 vjeçares shqiptare me sulmet e planifikuara në Kosovë

Bleona Tafallari, 19 vjeçe, me shtetësi italo-kosovare, është arrestuar nga autoritetet italiane me dyshimet për lidhjet e saj me terrorizmin. Siç e përshkruan gazetaitaliane “ Corriere Della Serra”,Tafallari është një vajzë e imët, me syze dhe e mbuluar me nikab, të cilës i shihen vetëm sytë. Ajo thuhet se ka qenë gjithmonë e lidhur me smartfonin e saj, në të cilin kalonte orë të tëra duke biseduar. Ajo që vërehet në telefonin e saj, është përdorimi i flamurit të Shtetit Islamik si ‘emotikon’-i më i shpeshtë.

Gjithashtu në telefonin e saj janë gjetur edhe imazhe e video të mizorive të ndryshme si prerje kokash të kryera nga terroristët e ISIS-it.

Bleona Tafallari gjithashtu kishte biseda të shumta në telefonin e saj ku i qortonte bashkëmoshataret e saj për mosrespektim dhe zbatim të urdhrave fetare, derisa nuk hezitonte që t’i këshillonte dhe t’i bindte.

Tafallari në qindra biseda e kishte përdorur pseudonimin “nusja pelegrine”, derisa këto diskutime janë bërë në “Telegram” për të ruajtur konfidencialitetin. Gazeta italiane shkruan se ajo kishte refuzim total ndaj Perëndimit.

Tafallari ishte kthyer në Itali për të ripërtërirë dokumentacionin e saj, derisa kishte qëndruar e barrikaduar për gjithë këtë kohë, meqë thoshte se do ta zvogëlonte rrezikun për “kontaminim me pabesimtarët”.

Ajo kishte bërë vetëm ca shëtitje të vogla me familjar të saj, kur kishte shkuar për t’u vaksinuar, derisa një shoqeje të saj i tregonte se jetesa me familjarët e saj nuk po i pëlqente.

Siç zbulohet nga bisedat, Tafalllari i kishte thënë shoqes së saj se “Unë jam e detyruar që të jetoj në shtëpi me jobesimtaret”.

Tutje gazeta tregon se Bleona është rritur në Itali në një familje kosovare në Isernia, derisa shton se radikalizimi i saj kishte ndodhur qysh në moshën 16 vjeçare duke shfrytëzuar kompjuterin. Në bisedat e saj ajo thotë se familjarët kanë tentuar t’ia heqin nikabin, por që thotë se s’kishin pasur sukses.

Këtë bisedë Tafallari e kishte bërë në një bisedë me një moshatare të saj me nofkën “Zana” (16 vjeçe). Në këto biseda thuhet që këto të reja kanë treguar ëndrrat e tyre për t’u martuar me “mjekrosh”, e që sipas tyre ai duhet “të jetë i përgjakur me gjakun e pabesimtarëve”.

Bleona Tafallari kishte arritur në Kosovës në Janar të këtij viti dhe ishte martuar me Perparim Veliqin (21 vjeçar) nën drejtimin e hoxhës Nuhredin Skenderi. Skenderi është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet se bashkë me disa të tjerë ishte duke përgatitur sulm terrorist në Kosovë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME