Categories Lajme

Zbulohet formulari që u ka dërguar Basha delegatëve, kopje e nismës së Berishës (foto)

Flamur Noka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka zbuluar se Lulzim Basha u ka dërguar formularë antarëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, për të marrë firmat e tyre, për të konfirmuar pjesëmarrjen në Kuvendin e datës 18 dhjetor, që është thirrur nga Basha dhe kryesia e partisë.

Formulari (foto më poshtë), u kërkon të dhënat personale këtyre anëtarëve, që të firmosin, se janë vënë në dijeni për rendin e ditës së Kuvendit të Bashës dhe se do të marrin pjesë në këtë Kuvend.

Kjo lëvizje e Bashës, ka nisur për të rivalizuar mbledhjen masive të firmave nga Sali Berisha. Ky vendim pritet të prodhojë një situatë mjaft qesharake në PD, ku palët do të zihen me formularët, që rrezikojnë të jenë më shumë sesa anëtarë ka Partia Demokratike në total.

“Formulari është bërë në zyrat e qeverisë dhe ky i ka vendosur vetëm logon”, deklaroi Flamur Noka, që shtoi se formulari përmban edhe opsionin për të shënuar “personin përgjegjës”, duke e krahasuar me patronazhistët e mazhorancës.

Edhe Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha thotë se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po mbledh firmat për konfirmimet në Kuvendin e shpallur prej tij më 18 dhjetor.

Hoxha iu kërkon demokratëve të “Foltores” që të kenë kujdes dhe të mos e firmosin këtë formular.

“George Soros paska përgatitur një ftesë për antiKuvendin e 11 dhjetorit. Ju lutem, sqaroni demokratët, se ky formular nuk ka asnjë lidhje me ne. Aty firmoset për vulën e Lulit dhe për një PD humbëse. Më 11 dhjetor merr fund kolaterali i Lulit për PPP e Ramës”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME