Categories Sport

Mediat spanjolle:Messi do të largohet nga Barcelona

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë në fushë dhe jashtë saj, kjo dihej. Prej ditësh flitet për një rebelim të senatorëve kundër trajnerit Quique Setièn, por edhe një përçarje mes futbollistëve. Të gjitha këto zëra shohin Lionel Messi si protagonist. Kjo ka bezdisur së tepërmi “Pleshtin”, duke e detyruar atë të marrë një vendim drastik që pritet të ketë një impakt të madh negativ edhe në të ardhshmen. Mediat spanjolle bëjnë zbulimin e bujshëm. Sipas tyre, Leo Messi ka ndërprerë tratativat për rinovimin e kontratës, që kishin nisur prej javësh dhe po shkonin drejt akordit final. Kontrata e sulmuesit argjentinas skadon në qershorin e viti të ardhshëm, ndërsa palët po diskutonin për zgjatjen e saj deri në vitin 2023. Por kjo, të paktën për momentin duket e pamundur.

“Messi është tërhequr nga tavolina e tratativave, duke lënë të kuptohet se mund të largohet vitin e ardhshëm nga Barcelona”, shkruajnë mediat spanjolle. Klubi katalunjas nuk e ka pranuar ndërprerjen e bisedimeve, por nga ana tjetër nuk ka përgënjeshtruar këto lajme, duke I dhënë më shumë kuota mundësisë që aventura e ‘blaugrana” e jashtë herë fituesit të Topit të Artë të përfundojë më shpejt nga sa ishte parashikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME