Categories Lajme

Mediet botërore, jehonë lajmit: Kurani më i vogël në botë gjendet në Shqipëri

Ndoshta disa nuk e dinë, por kurani më i vogël në botë gjendet në Shqipëri. Një nga kopjet e librit të shenjtë të Kuranit, me përmasat e vogla të barabarta me ato të një pulle poste, është në duart e një 45-vjeçari shqiptar. Libri, me përmasat e një pulle poste, është në pronësi të familjes Prushi, që e ka trashëguar këtë pasuri të çmuar brez pas brezi.

Rituali është gjithmonë njësoj. Mario Prushi lan me kujdes duart dhe fytyrën përpara se të puthë dhe të vendosë në ballin e tij një nga Kuranët më të vegjël në botë. Për breza me radhë, libri me përmasat e një pulle poste është trashëguar në familjen e tij, duke u mbijetuar luftërave dhe regjimit fanatik komunist që nuk lejonte fetë.

Ekspertët thonë se është një nga Kuranët më të vegjël në qarkullim, me librin e vogël që mbahet brenda një kutie argjendi, e nxirë me kalimin e viteve. “E kemi trashëguar nga brezi në brez me një përkushtim absolut”, tregon 45-vjeçari Prushi për agjencinë e lajmeve “AFP”, nga shtëpia e tij në Tiranë.

Vetëm 2 centimetër i gjerë dhe 1 centimetër i hollë, libri thuajse zhduket në pëllëmbën e pronarit të tij dhe mund të lexohet vetëm me një xham zmadhues. Është e vështirë të përcaktosh se kur daton ky Kuran, në mungesë të analizave shkencore, por sipas studiuesit Elton Karaj, libri me 900 faqe ka nisur të qarkullojë që prej shekullit të 19-të.

“Ky Kuran është printuar në një format shumë të vogël, është ndër më të vegjlit në botë. Në pamje të parë mund të them se publikimi i tij daton nga fundi i shekullit të 19-të”, thotë Karaj.

Për ekspertin bëhet fjalë për një vepër të jashtëzakonshme dhe me shumë vlerë. “Jemi me fat që kjo kopje është në Shqipëri”, thotë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhvlerësimi i euros ul çmimet e ushqimeve të importit, por i shtrenjtojnë tregtarët

Me zhverësimin e euros si faktori kryesor, ushqimet nga jashtë vendit po vazhdojnë të vijnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Spanja drejt vendit tonë

Interpol Tirana Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME