Categories Lajme

Detaje tronditëse për vrasjen e gruas nga kunati/ Gjyshërit s’i duan fëmijët, vajza e tronditur nga zhurma e armës

Disa javë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkozë të Tiranës. Migena Sinani u vra nga kunati i saj, Roland Sinani. Ky i fundit ishte i pamartuar dhe merrte mjekim pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor, teksa vrau 37-vjeçaren në sy të fëmijës së saj disa muajshe.

Migena kishte dhe një tjetër fëmijë 2-vjeç që në momentin e ngjarjes po flinte në dhomën e gjyshërve. Ndërsa, burri i Migenës ka qenë në punë në momentin e tragjedisë pasi punonte si taksist.

Në një lidhje me Skype për mediat, kushërira e Migenës, Emiljana Kodra, e cila jeton në SHBA, ka treguar se gjyshërit nga ana e babit nuk i duan fëmijët, prandaj ata aktualisht po jetojnë me prindërit e së ëmës. Prandaj, ajo ka bërë thirrje për ndihmë, pasi gjyshërit nuk kanë mundësi ekonomike t’i rrisin.

“Prindërit e Erionit nuk i donin fëmijët, i bërtisnin, merrni këto kalamanjtë dhe i thonin: ‘Nuk i duam’. Pastaj, ata i vranën nënën dhe ku do i çosh fëmijët aty. Ata nuk do të thonë më ‘nënë’. Në fillim ishin mirë, por pastaj filluan konfliktet.

Unë fëmijët do t’i ndihmoj aq sa mundem që nga këtu. Prandaj, krijova dhe ‘go found me’. Kush mund të ndihmoj qoftë një lekë a një dollar, të ndihmojë.

Xhaja dhe nusja e xhajës ishin në punë, por tani nuk punojnë dot më se fëmijët duan përkujdesje, sidomos goca është e trembur nga zhurma e armës dhe qan jashtë mase. Do kohë që të kalojë kjo, është një traumë”, tha kushërira.

Më tej, Emiljana ka treguar se si e ndjera i ka pasur raportet me kunatin që e vrau dhe me bashkëshortin.

“Me burrin nuk kishin probleme fare, shkonin shumë mirë, por kishin probleme me njerëzit e burrit. Nuk e trajtonin mirë, sidomos ai kunati nxeheshe shumë herë, pse nuk shkon në punë, po ajo e shkreta kërkonte punë, ka shkuar edhe në qeveri sa herë po nuk i kanë dhënë punë.

Më ka treguar se aty ku jetonte ishte shumë keq. Dhoma ku jetonte me burrin e vetë dhe fëmijët ishte në gjendje shumë të keqe. Ai nxeheshe shumë herë, i thoshte: ‘Shko në punë. Nuk kam për të punuar unë dhe të hash ti’.

Burri Migenës mesa di unë, shkonte në punë, merrte rrogën dhe ja jepte babait të tij, ai as nuk e mbante rrogën për familjen e vetë”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME