Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Të paktën 69 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 20 të tjerë janë proceduar penalisht pas protestës së zhvilluar të dielën në Tiranë. Ata dyshohen për sulme ndaj punonjësve të Policisë me gurë, molotovë dhe sende të forta, si dhe për dëmtimin e godinave të institucioneve publike dhe private.

Kryeqyteti u përfshi nga përplasje të shumta gjatë gjithë ditës, ndërsa situata më e tensionuar u regjistrua pasditen e së dielës në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit u përleshën me efektivët e Policisë, duke përdorur edhe shkopinj e sende të forta.

Përplasjet vijuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit hodhën molotovë, gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë. Efektivët ndërhynë me gaz lotsjellës, ujë dhe plumba gome për të shpërndarë turmën.

Sulme ndaj institucioneve dhe selive politike

Gjatë protestës, flakët e shkaktuara nga molotovët përfshinë edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, në rrugën “Mine Peza”, ndërsa sulme u raportuan edhe pranë Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Përplasje pati gjithashtu pranë Bankës së Shqipërisë, në rrugët e Kavajës, Bardhyl dhe Dibrës, si dhe te monumenti i “Ushtarit të Panjohur”.

Gjatë mbrëmjes, protestuesit u rikthyen pranë selisë së Partisë Socialiste, ku hodhën mjete piroteknike dhe molotovë. Përplasje u regjistruan edhe te Ura e Lanës, pranë selisë së Partisë Demokratike.

Pas ndërhyrjes së Policisë me gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës, një pjesë e protestuesve u drejtuan drejt selisë së PD-së, ku më pas efektivët përdorën sërish gaz lotsjellës.

Dëmtime u shkaktuan edhe në hapësira publike, përfshirë djegien e koshave të mbeturinave në disa zona të kryeqytetit.

Të lënduar nga përplasjet

Sipas të dhënave të bëra publike, gjatë protestës u lënduan 19 efektivë policie, katër protestues, mes tyre një i mitur, një gazetare dhe katër kalimtarë.

Autoritetet po vijojnë procedurat për personat e arrestuar dhe të proceduar penalisht, ndërsa ngjarjet e regjistruara gjatë protestës pritet të dokumentohen në kuadër të hetimeve përkatëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Kamëz/ Një mur rrethues dyshohet se shkaktoi sherrin fatal, efektivi i Policisë Ushtarake vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar sot në rrugën “Petrela”,…

LEXO ME SHUME