Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Laç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Blindi”. Ata u kapën duke lëvizur me një automjet luksoz të blinduar, tip “BMW”.

Në pranga ranë E. Picaku, 35 vjeç, dhe Z. Kolndreu, 31 vjeç, të dy banues në Laç.

Sipas Policisë, nga verifikimet rezultoi se 35-vjeçari E. Picaku kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik të pasagjerit, Z. Kolndreu, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjetën një jelek antiplumb dhe një armë e ftohtë, konkretisht një shpatë.

Policia sekuestroi automjetin e blinduar, për të cilin dyshohet se është përfituar nga të ardhura me burime të dyshimta, lëndën e dyshuar narkotike, sendet e kundërligjshme dhe tre telefona celularë.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale për Hetimin, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarive të dyshuara të kundërligjshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Kamëz/ Një mur rrethues dyshohet se shkaktoi sherrin fatal, efektivi i Policisë Ushtarake vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar sot në rrugën “Petrela”,…

LEXO ME SHUME