Categories Lajme

Tragjedia në Kamëz/ Një mur rrethues dyshohet se shkaktoi sherrin fatal, efektivi i Policisë Ushtarake vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar sot në rrugën “Petrela”, në Bathore të Kamzës, ku një efektiv i Policisë Ushtarake dyshohet se vrau me armë zjarri dy vëllezër dhe plagosi rëndë vëllain e tretë.

Sipas informacioneve paraprake, tre vëllezërit dhe autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, ishin fqinjë. Shkak për konfliktin që përfundoi në tragjedi dyshohet se është bërë një mur rrethues në oborrin e banesës së vëllezërve.

Tre vëllezërit ishin me origjinë nga Tropoja, ndërsa 40-vjeçari i arrestuar është nga Tirana. Sipas informacioneve të bëra publike, pas arrestimit ai nuk ka dhënë deklarata për ngjarjen, ndërsa dyshohet se ka përdorur armën e shërbimit gjatë konfliktit.

Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj, rreth 30 vjeç, dhe Nazmi Islamaj, 48 vjeç. Vëllai i tyre, Shefqet Islamaj, rreth 44 vjeç, mbeti i plagosur dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë

“Vrau me armë zjarri, për motive të dobëta, 2 shtetas dhe plagosi 1 tjetër, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë zjarri, në rrugën ‘Petrela’, në Bathore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake.

Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.”

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e konfliktit që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e të tretit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME