Categories Lajme

Mega-operacion kundër Ndrangheta-s/ 334 persona vihen në pranga, mes tyre politikanë e biznesmenë

Në Italia është ekzekutuar një mega-operacion, ku në pranga kanë rënë 334 persona, mes të cilëve, politikanë, avokatë, financierë, zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë si dhe u sekuestruan pasuri me vlerë 15 milionë euro. Mes të arrestuarve është edhe ish deputeti i ‘Forza Italia’, Giancarlo Pittelli.

Operacioni “Rilindja-Scott” u zhvillua nga karabinierët e Ros dhe Komandës provinciale të Vibo Valentia dhe kanë goditur të gjitha organizatat e Ndrangheta-s që vepronin në zonën Vibonese dhe që i përkasin klanit të Mancuso di Limbadi. Janë 416 të dyshuar, të akuzuar për vepra të ndryshme për organizatë mafioze, vrasje, zhvatje, fajde, riciklim etj. Në operacion morën pjesë më shumë se 2500 agjentë.

Mega operacioni është në vazhdën e një hetimi që zgjati disa vite dhe që u zhvillua në disa rajone të Italisë si në Kalabri, Campagna, Emilia Romagna, Toscana, Lombardi, Veneto, Piemonte etj, ku ‘Ndragheta’ ka zonat e saj të influencës.

Disa të dyshuar janë lokalizuar dhe arrestuar në Gjermani, Zvicër dhe Bullgari në bashkëpunim me forcat e policisë lokale dhe në ekzekutimin e një urdhri arresti evropian lëshuar nga autoriteti gjyqësor i Catanzaros.

Policia Italiane ka deklaruar se operacioni është ndër më të mëdhenjtë e zhvilluar në territorin Italian por ndërkohë nuk ka dhënë detaje më të hollësishme veç faktit se operacioni kishte si qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të klanit mafioz ‘Ndrangheta’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME