Categories Bota

Meksikanët tentojnë të kalojnë kufirin amerikan natën e Vitit të Ri

Autoritetet e SHBA-së hodhën gaz lotsjellës në kufirin me Meksikën gjatë orëve të para të vitit të ri për të larguar rreth 150 emigrantë që u përpoqën të shkelin gardhin kufitar në Tijuanë.

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së, thanë në një deklaratë të martën më vonë, se gazi ishte përdorur për të shënjestruar hedhësit e gurëve po jo emigrantët që po përpiqeshin të kalonin kufirin, njofton AP.

“Asnjë zyrtar i sigurisë nuk ka dëshmuar se ndonjë emigrant, duke përfshirë fëmijët, kanë përjetuar efektet e agjentëve kimikë, të cilët kishin në shënjestër hedhësit e gurëve që ishin më larg”, thuhet në deklaratë, njofton REL.

Mëgjithatë, një fotograf i agjencisë Associated Press, pa të paktën tre gazlotsjellës të hedhur në anën meksikane të kufirit, pranë plazhit të Tijuana, që prekën emigrantët, duke përfshirë gratë dhe fëmijët, si dhe gazetarët. AP shkruan se gurët u hodhën vetëm pasi agjentët e SHBA-së qëlluan me gaz lotsjellës.

Agjencia tha se 25 emigrantë u arrestuan ndërsa të tjerët u zvarritën në Meksikë përmes një vrime nën gardh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME