Sema telefonon Ozlemin dhe i kërkon të flasin. Selim i tregon Xhenetit se Xhengizi ëshë personi që i dërgonte pazëllat. Xhenet vendosë të pyesë Kajan. Arzu shkon në dyqanin e Kajas dhe i bërtet për atë që tentoi të vriste Xhengizin. Kaja i tregon Arzus se Xhengizi e kërcënoi dhe u përpoq t’i tregonte Xhenetit se kush është e ëma. Ai i tregon Arzus pazëllat që Xhengizi i dërgonte Xhenetit por Arzu nuk mund ta besojë. Kaja i kërkon Arzus të vrasë Xhengizin. Xhenet dhe Selim shkojnë në dyqanin e Kajas. Kaja dhe Arzu fshehin copëzat e pazëllit. Xhenet pyet Kajan në sy të Arzus se kush është nëna e saj. Melisa shkon të bisedojë me Mukadezin. Kaja i kërkon Xhenetit të ketë durim. Selim i tregon Kajas copëzën e pazëllit që gjeti tek sendet e Xhengizit.
Xhenet insiston që Kaja t’i tregojë kush është e ëma. Arzu trembet dhe kupton që Xhengizi e ka tradhëtuar duke u përpjekur t’i tregojë Xhenetit të vërtetën. Kaja nuk i tregon Xhenetit se kush është e ëma. Xhenet nxehet dhe e mohon Kajan si baba. Mukadez e bind Melisën që Xhenetin e ka motër. Melisa futet në dhomën e Xhenetit dhe i merr krëhërin e flokëve. Ozlem i tregon Semës se do bëhet me djalë. Sema gëzohet. Xhenet dhe Selim gjejnë Melisën në shtëpinë e Xhenetit. Selim e përzë Melisën. Melisa i thotë se erdhi t’i kërkojë të falur Xhenetit por Selim i thotë se është shumë vonë për këtë. Ozlem i kërkon Semës të martohet me Mahirin. Sema i premton se do martohen pas lindjes së fëmijës. Melisa dërgon krëhërin e Xhenetit në spital për ADN. Selim ka dyshime se nëna e Xhenetit mund të jetë shkaku pse Xhengizi tentoi vetëvrasjen.