Categories Lajme

Menaxhimi i krizës së shkaktuar nga tërmeti/ Çuçi: Vlerësim gjendjes së godinave, përllogaritje

/ATSH/- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi, menjëherë pas mbledhjes së qeverisë sot, ku i është ngarkuar detyra nga Këshilli i Ministrave si koordinator i grupit të menaxhimit të krizës së shkaktuar nga tërmeti në qarkun e Durrësit, ka nisur punën me strukturat dhe autoritetet që po ndjekin hap pas hapi në terren situatën e vështirë në përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga Kryeministri Edi Rama.

“Falë përpjekjes së madhe të ekipeve të emergjencave nga brenda dhe jashtë vendit, operacioni i kërkim-shpëtimit po shkon drejt fundit.Tani po bëhemi gati të nisim një fazë të re, po aq të vështirë sa kërkim-shpëtimi dhe që kërkon angazhim maksimal të të gjitha strukturave.” – shprehet Çuçi.

Ministri Çuçi bën të ditur se, grupe të përbashkëta pune me inxhinierë dhe teknikë shqiptarë e të huaj do të bëjnë vlerësimin e gjendjes së godinave, izolimin e tyre sipas rastit dhe përllogaritjen e të gjitha dëmeve. “Ky proces i paraprin përpjekjes tjetër të përbashkët për rindërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti shkatërrimtar dhe strehimin e të gjithë banorëve”- shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME