Categories Lajme

“Mendjemëdhenj, fodullë”, i ati i gjyqtares i nxjerr “inatin” Inspektorit pas shkarkimit të së bijës

Bejlul Hoxha, babai i gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e shkarkuar sot nga detyra me vendim të KLGJ ishte edhe sot në oborrin e KLGJ së bashku me mbesën e mitur, për të mbështetur në distancë të bijën.

Para mediave ai shmangu komentet për shkarkimin por u mor më tepër me refuzimin e Inspektoriat të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, për të folur për mediat pas vendimit.

“U ranë këmbët, keni kaq kohë duke bredhur pas këtyre mendjemëdhenjve, fodullëve. Nuk shkon hiç një sjellje e tillë.

Një të dalë dhe një të ikur, t’u japë sqarime një më një. Nuk është sjellje respekti, është ofendim për ju. Do të vijë koha që ai do të bredhë pas jush” tha ai ndërsa u largua më pas me vajzën e mitur të gjyqtares.

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për magjistraten Enkelejda Hoxha, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME