Categories Lajme

“Mendoja se kisha grip. Kur erdha mu duk sikur po hyja në tunel”, Justina Aliaj rrëfen momentet e vështira

Artistja e njohur Justina Aliaj u shtrua para disa ditësh në spitalin Infektiv pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të koronavirusit. Ajo ka folur për News24 duke rrëfyer se kur mbërriti në ambientet e spitalit, nuk shihte as ndiente asgjë derisa i filluan kurën intensive. E pyetur nëse ka shpresë që do të fitojë betejën me sëmundjen, Aliaj thotë: “Po në dashtë Zoti të më lërë”.

Ndërsa më pas shprehet: “Jam më mirë. Nuk jam e trembur. Njerëzve jashtë dua ti them se e dua pafundësisht popullin tim. Unë shpresoj se do shërohem. Me thënë të drejtën, kam jashtëzakonisht shumë kujdes këtu ku jam në katin e parë, kam parë një mrekulli që e kanë bërë me mua. Fillimisht u tregova e papjekur se mendova se jam me grip, e vonova ardhjen dhe kur kam ardhur, po hyja në një tunel, domethënë nuk shihja as nuk ndjeja më asgjë. Por kur erdha këtu , filluam kurë intensive se isha jo mirë.” Nuk mungoi momenti i përlotjes kur dha mesazhin e saj për njerëzit që e kanë mbështetur. “I them popullit tim se jam borxhlie sa s’ka”, tha Aliaj me zërin që i dridhej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME