Categories Lajme

Mendon se Meri është futur për famë në Love Story? Si përgjigjet Generda

Njëra nga finalistet e Love Story, Generda Braçe, ka folur për emocionet në prag të natës së 15-të të spektaklit, ku Saimiri duhet të zgjedhë njërën nga vajzat. Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Generda është pyetur nëse mendon që Meri ka ardhur për famë në emision, teksa ka theksuar se nuk e beson një gjë të tillë duke njohur bukuroshen nga Elbasani.

Më parë dolën disa thashetheme se ti me Saimirin ishit të dashur dhe njiheshit edhe më përpara. Mendon se mund të të penalizojë kjo gjë në fund? Nuk mendoj sepse Saimiri nuk ndikohet nga publiku sidomos nga këto gjëra kur e di se nuk është e vërtetë. Nuk më bën fare të mendoj.

Mendon se edhe Meri është në të njëjtat pozita me ty? Po patjetër, sepse do s’do, do e mendosh këtë gjë. Nuk kam folur me Merin këtë javë por mendoj se edhe ajo ndihet e emocionuar.

Si ndihesh që kjo është e hëna e fundit? Nga njëra anë ndihem e lumtur sepse do i rikthehem jetës time normale. Pastaj them këta njerëz nuk do më përkëdhelin më kaq shumë, flokët, grimi, intervistat nuk do i kem më. Por nga ana tjetër do më përkëdheli edhe mami në shtëpi dhe ndoshta Saimiri.

Si e ka përjetuar familja? Babi më tha që çdo njeri që do të humbasë kilogramë, të shohi Love Story! Motra ime ulet aty më tha dhe shikon gjithë nerv. Nuk kishte frikë se unë nuk do e merrja trëndafilin por kishte siklet se mos mërzitesha unë. Kurse mami me babin kanë qenë shumë pozitivë, si të shkojë të shkojë, për Saimrin kanë vetëm fjalë të mira.

Ka pasur ndonjë nga njerëzit që të ka thënë ç’tu desh që erdhe? Po, më kanë thënë po ti pse erdhe nga Gjermania, lëru radhë vajzave këtu në Shqipëri. Por këto kanë qenë në fillim, tani nga fundi s’kam patur më kështu komentesh.

Do ta shfrytëzosh famës që ke marrë nga Love Story? Nuk besoj se do ta shfytëzoj sepse nuk e kam ndërmend të vazhdoj të jetoj në Shqipëri. Falenderoj të gjithë publikun shqiptar që më ka ndjekur por do shihemi vetëm në instagram.

Ke menduar që Meri është futur për famë në Love Story? Këtë s’mund ta them, shpresoj që jo sepse nuk ka sens të arrish deri në fund për famë. Them se jo sepse Merin kam patur mundësinë edhe ta njoh dhe nuk më është dukur nga ato vajzat që futen për famë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME