Categories Lajme

“Mendonin se isha spiun”, amerikani “i dashuruar” me Shqipërinë: Kam punuar mësues në Memaliaj

Raino Isto është amerikani, i cili jeton dhe punon në Shqipëri. Ai i ka befasuar të gjithë sepse e flet gjuhën shqipe në mënyrë perfekte.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Isto ka treguar se në fillim për vendin tonë kishte dëgjuar gjatë studimeve, madje ka bërë edhe temën e masterit lidhur me historinë e Shqipërisë.

Sakaq, ai ka zbuluar se në fillim në Shqipëri ka jetuar dhe punuar në Memaliaj dhe e konsideronin si spiun i ardhur nga SHBA.

“Kur kam ardhur në fillim në Shqipëri nuk dija asnjë fjalë shqipe, kisha kërkuar në internet, në fjalor, po nuk dija.

Gjatë studimeve të mia të universitetit unë jam fokusar te shkencat politike. Kam mësuar shumë për Bashkimin Sovjetik dhe vendet e bllokut të tij.

Unë kam shkuar në Memaliaj se kam punuar me Korpusin e Paqes dhe është vetë organizata që të cakton. Kam punuar në një gjimnaz si mësues i gjuhës angleze, më pas mësues në një shkollë 9-vjeçare në fshat.

Shumë mirë më pritën. Në përgjithësi shqiptarët janë një popull shumë mikëpritës. Ata nuk e kishin idenë se kush jam unë dhe mendonin se mund të isha ndonjë spiun nga Amerika. Po pas nja 2-3 muajsh që po rrija andej, e kuptuan.

Ndërsa, prindërit duan që unë të rri pak më afër atyre, por e dinë dëshirën time për të vizituar botën se jam rritur në një komunitet shumë i vogël”, u shpreh Isto.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME