Categories Lifestyle

Mëngjes i Shëndetshëm – Biskota Shtëpie me Tërshërë

Kjo shije ngjall kujtimet e fëmijërisë ku çdo gjë që të gatuante gjyshja ishte një copë parajsë.

Biskotat me tërshërë kanë një shije të ndryshme nga biskotat e zakonshme por tepër të veçantë në llojin e vet.

Këto biskota me tërshërë, recetën e së cilave do ta gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org janë të ëmbëlsuara me sheqer kaf dhe arrë kokosi të thatë.

Ato janë krokante, të buta, jo shumë të trasha dhe ofrojnë kombinimin e duhur mes butësisë dhe fortësisë.

Ekspertët e AgroWeb.org mendojnë se kjo recetë e biskotave me tërshërë dhe të pasuruara me kanellë dhe arrë kokosi do të kthehet shpejt e preferuara juaj.

Biskotat shoqërohen mjaft mirë me çaj. Ato mund të ruhen në një kavanoz të mbyllur fort dhe mund të qëndrojnë të freskëta për pak ditë.

Biskotat mund të gatuhen për 20 minuta dhe të piqen për 15 minuta.

Përbërësit Një gotë e gjysmë (145g) me tërshërë

1 filxhan (125g) me miell shumë përdorimësh

1 filxhan (80g) me arrë kokosi të thatë dhe të paëmbëlsuar

1 lugë çaji me sodë buke

Gjysëm luge çaji me kripë

1 lugë çaji me kanellë

1 gotë (200g) me sheqer kaf

Gjysëm filxhani (112g) me gjalpë

1 lugë çaji me ekstrakt vanilje

1 lugë gjelle me qumësht

Sipas dëshirës recetës mund t’i shtoni arra, bajame ose fruta të thata.

Përgatitja Ngroheni furrën në 180°C. Merrni një enë dhe në të hidhni tërshërën, miellin, arrën e kokosit, sodën e bukës, kripën dhe kanellën. Përziejini së bashku.

Në një enë tjetër rrihni gjalpin me sheqerin kaf dhe më pas shtoni shurupin dhe vaniljen. E gjithë masa duhet të bëhet kremoze dhe e butë.

Më pas përpunojini të gjithë përbërësit së bashku me duar deri sa të formoni një brumë të mirëfilltë biskotash.

Shtoni qumështin dhe më pas provojini nëse mund të përgatisni toptha të vegjël në dukje të thatë por të ngjitshëm.

Nëse brumi është shumë i fortë dhe krokant atëherë shtoni më shumë qumësht që brumi të jetë lehtësisht i përpunueshëm.

Topthat duhet t’i përgatisni ngadalë me duar dhe me pëllëmbë që të formoni masën e duhur rrumbullake e të njëtrajtshme.

Më pas vendosini në një tepsi ku keni shtruar një letër pjekjeje dhe piqini biskotat për 15 minuta.

Pas pjekjes pjesët anësore të biskotave duhet të jenë të forta ndërsa sipërfaqja të ketë marrë ngjyrën kafe. Biskotat duhet të jenë të buta por jo aq sa të shkërmoqen në dorë. Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen. Konsumojini sipas dëshirës ose ruajini në një enë të veçantë për disa ditë./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME