Categories Opinion

“Mëngjeset Blu!”

“Mëngjeset Blu!”

Ne jemi me fat që fëmijëria jonë dhe fillimi i adoleshencës ndodhi përpara se një botë virtuale, e mbushur me fallsitet dhe me çorientim, të fuste hundët tek ne!

Kur rritesh e kupton po kur je i vogel ti s’di asgjë për personalitetin, formimin e karakterit e gjëra të tilla. Nuk e ke idenë sa ndikon jeta që bën! Vetëm ndjek rrjedhën dhe ritmin!

Fëmijëria ime nuk do ishte asgjë pa shokët, dhe pa lojërat!
Dua të them që nëse ke shokë, shumë shokë, energjik që mund të luash e të ndash kohën, je i bekuar!

Nuk e di çfarë do isha sot, nëse do jetoja i izoluar brenda një kornize, një kafazi me një smartphone apo I-pad në dorë.
Nëse do e harxhoja kohën më të bukur të jetës duke parë çfare postojnë të tjerët! Apo programe televizive që shpërqëndrojnë dhe japin modele të shëmtuar të realitetit!

Me fat dhe krenar për çdo prapësi që mund të kem bërë, gjithë aventurat dhe rreziqet, por të paktën jetova jashtë ‘kafazeve’, jashtë dyerve të shtëpive. Jashtë. Në natyrë. Në errësirë. Në mes të kaosit dhe në mes të ëndrrave.

Që shumë të vegjël ne u perballëm me egërsine e vërtetë të realitetit. Provuam shumë. Bëmë shumë gabime. Mësuam shumë.
Por ne krijuam identitetin tonë. Atë që donim te ishim. Kuptuam për çfarë jetonim! Ndiqnim atë që na donte zemra.

Ditë të mbushura me ngjyra. Larmishmëri. Pasione. Aventura. Të qeshura. Të qara. Rivalitet. Inat. Dëshirë e zjarrtë për të fituar. Provuam dhimbjen e humbjes!

I luajtëm të gjitha lojërat e mundshme që njihnim, dhe kur ato na u mërzitën, shpikëm vetë të tjera!

Luajtëm aq shumë futboll në beton, dhe shenjat i kemi edhe sot, të çarat ne bërryla e gjunj nga të rënit me shpejtësi llahtare.

Luajtëm aq shumë futboll dhe bëmë gola mbase më të bukur se ato te finaleve të champions league.

Luajtëm aq shumë futboll në beton, në rërën e plazhit, në oborret e shkollave, në një pjesë diku poshtë pallatit, pak rëndësi ka se ku, ne e përjetuam magjinë e momentit.

Ne shkollë nuk ishim aq te mirë, por as të dobët, pothuajse njësoj, por inteligjent nga natyra. E kuptuam herët që notat dhe diplomat nuk flasin shumë për zotësinë tënde!

Nuk kishim smartphone të filmonim, të postonim, nuk na plaste as për vipat e as për botën jashtë. Ne u zhytëm në realitetin tonë natyral. Dhe e jetuam plotësishit çdo ditë. Gjithë magjinë e momenteve tona i ka fotografuar vetëm Qielli! Ato gjenden në koleksionin e Pafundësisë! (Besart Myrtaj)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

“Nuk dua të vijë dita, kur në Shqipëri të na thonë: Nuk lejohet për shqiptarët”

Në “Tregimin e ditës” në Youtube, Rudina Xhunga foli për vizitën në Koman, ku në…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike. Nga Azgan Haklaj Ajo është pjesë e trungut kombëtar shqiptar…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Hysni Sharra, një shans për Vlorën europiane, patriotike dhe dinjitoze

Nga Nikola Kedhi Përgjatë dekadës së fundit, të paktë kanë qenë kandidatët për deputetë, këshilla…

LEXO ME SHUME