Categories Lajme

Mëngjesi nis me diell, temperaturat gjatë ditës arrijnë deri në 28 gradë

Sipas MeteoAlb sita nis me kthjellime në zonat perëndimore, por zonat lindore herë pas here do kenë kalime vranësirash. Mesdita sjell shpeshtim të vranësirave në skajin verior dhe zonat lindore, duke lënë pjesën tjetër të Shqipërisë në ndikimin e motit të kthjellët. Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit rriten sërish lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatare por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova Alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë gjatë paradites në territorin e Kosovës. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Maqedonia e Veriut, MV do të vijojë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku kthjellimet do të jenë dominuese duke filluar nga orët e para të ditës. Parashikohet që e gjithë dita e enjte të mbetet e kthjellët dhe me vranësira të lehta.

Rajoni dhe Europa, Europa Perëndimore dhe Brigjet e Detit të Zi mbeten në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, ku rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës do të jenë dominuese. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet Gadishulli Skandinav, Europa Lindore dhe ajo Qendrore. Po ashtu në ndikimin e motit të kthjellët do të paraqiten dhe vendet e Rajonit të Mesdheut

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME