Categories Lifestyle

Menyra e duhur e pastrimit të dyllit të veshit

Dylli i veshit, sado i pakëndshëm të jetë është një pjesë integrale e shëndetit të organizmit. Akumulimi i qelizave të lëkurës, vajrave dhe grimcave të tjera e mbron veshin nga bakteret dhe myku. Për më tepër, dylli e mban veshin të pastër dhe të lëmuar. Veshi i një njeriu të shëndetshëm vetëpastrohet nga dylli, por tek të moshuarit, dylli i veshit mund të lëjë pasoja serioze shëndetësore.

Sipas ekspertëve, prania e dyllit në vesh është normale dhe e shëndetshme. Por nëse dylli merr përmasa përtej normales, atëherë situata nuk është e mirë. Ndikimi I Dyllit Të Veshit Tek Të Moshuarit
Të moshuarit përballen më shumë me akumulimin e tepërt të dyllit të veshit. Kjo ndodh për arsye të ndryshme. Së pari, kujdesi dhe higjena personale tek kjo kategori është më e e pakët, gjë që nxit akumulimin e tepërt të dyllit të veshit. Tek të moshuarit, dylli është i përtharë dhe krijon një lloj tape bllokuese për veshin. Pasojat E Akumulimit Të Tepërt Të Dyllit Në Vesh
Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org paralajmërojnë se akumulimi i tepërt i dyllit në vesh ndikon në cilësinë e dëgjimit dhe shkakton probleme me ekuilibrat.

Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë marramendje dhe prishje të ekuilibrit. Kjo ndodh sepse veshi luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e njeriut. Mekanizmat në veshin e brendshëm dërgojnë sinjale tek truri që rregullojnë lëvizjen e trurit.

Nëse të moshuarit preken nga kjo prishje ekuilibrash, ata e kanë më të lehtë të rrëzohen e të pësojnë fraktura të rënda, e më të vështirë të shërohen prej tyre. Ekspertët shpjegojnë se dylli i tepërt në vesh shkakton edhe humbje të dëgjimit, sklerozë apo rënie të aftësive mendore. Nga ana tjetër, aparatet e dëgjimit që përdoren nga të moshuarit e përkeqësojnë situatën me dyllin e veshit. Humbja e dëgjimit si pasojë e dyllit të veshit dhe jo vetëm, ndikon edhe tek humori dhe mund të shkaktojë depresion.

Si Të Zgjidhni Problemin E Dyllit Të Veshit Sipas këshillave mjekësore, të cilave i referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit nuk duhet të përdorin kunjat e veshit për pastrimin e dyllit.

Ato janë gjëja më e keqe që njeriu mund të fusë në vesh. Mjekët rekomandojnë ujë të ngrohtë gjatë dushit dhe tharje me peshqir pas tij. Për njerëzit që vuajnë nga dylli i tepërt, zgjidhja vjen vetëm tek mjeku./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME