Categories Showbiz

“Mënyra e vetme për të nxjerrë të ardhura”, Rrëfehet transgjinorja: Më vijnë kërkesa nga burra me kollare

E ftuar në emisionin e pasdites në “Pop Culture” me Dojna Memën në Top Channel sot ka qenë një transgjinore 18-vjeçare që quhet Amelia. Ajo ka treguar para kamerave historinë e saj dhe ka pohuar që nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Amelia nga Pogradeci është detyruar të largohet nga vendlindja e saj pikërisht për shkak të paragjykimeve dhe vështirësive që ka hasur aty.

Amelia ka treguar se ka filluar ta kuptojë që është ndryshe nga të tjerët që kur ka qenë fëmijë pasi e tërhiqnin gjërat e vajzave, lojërat e vajzave dhe pëlqente të shoqërohej me vajza. Ajo tregoi se adoleshenca ka qenë shumë e vështirë dhe momenti kur vendosi të vishej si vajzë ka qenë kur erdhi në Tiranë ku gjërat e para që ka blerë ka qenë parukja dhe një buzëkuq.

Po ashtu, Amelia rrëfeu se familja në fillim e përjetuan shumë keq por tani vonë është pajtuar me ta. Por kur është me ta, ajo nuk vishet kështu. Dojna Mema e ka pyetur 18-vjeçaren Amelia edhe  për një numër i madh transgjinorësh punojnë si punonjës seksi. “Po është e vërtetë sepse është mënyra e tyre e vetme që mund të nxjerrin jetesën, të nxjerrin të ardhurat sepse nuk kanë mundësi që të bëjnë punë tjetër për shkak të paragjykimit dhe gjesteve të tyre që i kanë shumë femërore dhe detyrohen që të bëjnë prostitucion.” Amelia ka pranuar po ashtu se ka pasur kërkesa pafund seksuale, madje edhe nga burrat me kollare: “Pafund dhe normalisht ka shumë burra me kollare.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME