Categories Teknologji

Mercedes ka krijuar një timon të ri, do ta përdorë në të gjitha modelet

Brenda 120 vitesh që kur është krijuar, timoni ka pësuar ndryshime shumë të mëdha. Në Mercedes-Benz E-Class të ri janë shfaqur ndryshime shumë atraktive, si dukja e pjesës së jashtme, teknologjia e lartë në kabinë dhe një timon tërësisht i ri. Timoni që është i punuar nga druri dhe i mbështjellë me lëkurë, ka nivel të lartë të teknologjisë dhe është punuar shumë në avancimin e tij, sa që Mercedes ka vendosur ta përdorë në të gjitha modelet e reja që i nxjerrë nga prodhimi.

Ky timon i përket gjeneratës së re të digjitalizimit dhe përfshinë dy zona me sensorë të ndjeshëm, që regjistrojnë nëse shoferi është duke e mbajtur si duhet timonin, si dhe nëse po e përdorë si duhet pjesën ku ndodhen butonat e komandave. Gjatë 12 viteve, funksioni i timoni ka ndryshuar shumë dhe gjuha e re dizajnuese e Mercedes, ka bërë që timoni të kenë një numër sa më të madh funksionesh, për më shumë lehtësira për shoferin.

Vetura e parë e kompanisë, e patentuar më 1886 nga Carl Benz, ka qenë pa timon, sepse në atë kohë, shoferët ishin të mësuar të tërhiqnin litarët, me të cilët i udhëhiqnin kuajt dhe veturat funksiononin me tërheqjen e litarëve si dhe me shufrën komanduese. Alfred Vacheron ishte i pari që e dizajnoi një timon, që u përdor në një veturë e cila u bë pjesë e një garë në vitin 1894. Megjithëse vetura zuri vendin e 11-të, timoni u pëlqye shumë dhe u bë pjesë e pazëvendësueshme e veturave.

Që atëherë, në timon ka funksione të shumta pos drejtimit të makinës, ndërsa ndodhet edhe airbagu, si dhe mundësi tjera që e lehtësojnë funksionimin e qarkullimit. Derisa, timoni i fundit që e ka zhvilluar Mercedes dhe është vendosur në E-class, ka proporcionet e duhura dhe është përshtatur që t’i ketë të gjitha funksionet, në mënyrë që të kryejë funksion sa më të mirë.

     

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME