I paralajmëruar në vitin 2017, Mercedes AMG One konfirmohet nga vetë kompania prodhuese se do lansohet më 2021-ën. Falë katër motorëve elektrikë, makina e paraparë vetëm si koncept vite më parë, do jetë në gjendje të prodhojë përmbi 1,000 kuaj-fuqi,
Çmimi i cili pritet t’i etiketohet varion nga 2,7-4 milionë dollarë. Sido që të jetë, lajmi është konfirmuar nga menaxheri i menaxhimit të produkteve dhe shitjeve, Michael Knoller. “Kemi pasur disa sfida, por tani jemi në një pikë ku mund të flasim më konkretisht për veturën”, deklaroi Knoller, duke folur në lidhje me Mercedes AMG One. Kreu i menaxhimit të produkteve dhe shitjes bëri të ditur se shitjet e automobilit do fillojnë që nga viti 2021. Sipas tij, vetëm 275 shembuj do jenë në dispozicion për mbarë botën.






