Categories Lajme

Merkel gati të porosisë vaksinën ruse: Nuk presim miratimin e BE-së

Kancelarja gjermane Merkel u shpreh se është gati të porosisë në mënyrë të pavarur vaksinën ruse Sputnik V, dhe nuk do të presë miratimin e Agjencisë Europiane për Barnat.

Ajo shtoi se Gjermania, tashmë e përfshirë nga vala e tretë e pandemisë, duhet të mësohet me idenë e rikthimit në mbyllje të vendit.

“Prej kohësh mendoj se duhet të shfrytëzojmë çdo vaksinë të miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave.

Dhe është e qartë që do të preferoja një vendim europian. Por nëse një vendim i tillë nuk vjen, do të ndjekim mënyrën gjermane: mund ta bëjmë dhe do e bëjmë”.

Për sa i përket vaksinave pas situatës së krijuar nga pezullimi i përkohshëm i AstraZeneca, Berlini është në një tjetër ngatërresë.

Vendi që më shumë këmbënguli për negociata europiane për vaksinat dhe që ka shpalosur gjithnjë flamurin europian për të ndaluar arratisjen e vendeve të veçanta, tashmë thotë se është gati të luajë kartën ruse: dhe e vetme nëse do të duhet.

Në ditët kur ka rinisur sërish vaksinimi me AstraZeneca, Merkel deklaroi se gjermano amerikania Biontech – Pfizer ka garantuar 580 mijë doza më shumë për Gjermaninë. Por problemi, përveç vonesave në furnizim, është skepticizmi i gjermanëve ndaj vaksinës AstraZeneca.

Në çdo rast qeveria gjermane ka ndërmend të shtojë ritmin: një javë më parë u vaksinuan 1.8 milion persona ndërsa pas Pashkëve numri pritet të shkojë në 3.3 milion.

Përballë një fushate vaksinimi ende të ngadaltë, as 9% e gjermanëve ka marrë dozën e parë dhe 3.5 për qind dhe dozën e dytë. Merkel këmbëngul se deri në fund të verës çdo gjerman do të ketë një takim për vaksinim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME