Categories Bota

Merkel në kampin e Aushvic: Krimet e nazistëve, pjesë e identitetit tonë

Kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi kampin e vdekjes në Aushvic. Ky është udhëtimi i parë i saj në këtë vend gjatë kohës që ka qenë në detyrë. Ajo mori pjesë në një ceremoni së bashku me një nga të mbijetuarit në kamp si edhe kryeministrin polak Mateusz Morawiecki.

Vizita e saj vjen në mes të një rritje të antisemitizmit gjerman dhe përpara 75 vjetorit të çlirimit të kampit. Regjimi nazist vrau rreth 1.1 milion njerëz, shumica dërrmuese e të cilëve ishin hebrenj, në Aushvic-Birkenau.Kancelarja u fotografua duke ecur nëpër portat famëkeqe “Arbeit macht frei” (puna ju jep lirinë) në Aushvic. Ajo mbajti një minutë heshtje në të ashtuquajturin Muri i Zi, ku u ekzekutuan mijëra të burgosur, përpara se të shkonte Birkenau ku mbajti një fjalim.

“Kujtimi i krimeve … është një përgjegjësi që nuk mbaron kurrë. I  takon në mënyrë të pandashme vendit tonë. Të jesh i vetëdijshëm për këtë përgjegjësi është pjesë e identitetit tonë kombëtar,”-tha Merkel. Dhomat e gazit dhe krematoriumi i Aushvicit-Birkenau u ndërtuan  në Poloninë e pushtuar nga nazistët.

Dhjetëra mijëra polakë jo-hebrenj, romë, të burgosur të luftës sovjetike, homoseksualë dhe të burgosur politikë u vranë në Aushvic. Më shumë se gjashtë milion hebrenj u vranë gjatë Holokaustit, si pjesë e fushatës naziste për të shkatërruar popullsinë hebraike të Evropës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME