Categories Covid-19

Merkel pranon reagimin e ngadaltë ndaj valës së dytë të Covid

Kancelarja gjermane Angela Merkel pranoi sot të metat në reagimin e Gjermanisë ndaj valës së dytë të COVID-19, gjatë një fjalimi në parlament. “Gjermania e kaloi valën e parë të rasteve, në fillim të pandemisë, relativisht mire”, u tha Merkel deputetëve.

“Atëherë nuk qemë mjaft të kujdesshëm ose mjaft të shpejtë”, vazhdoi ajo, duke shtuar se bllokimi i dytë, që është forcuar gradualisht që nga nëntori, nuk u vendos aq shpejt sa duhet. Të mërkurën, Merkel dhe 16 kryeministrat shtetërorë të vendit ranë dakord të zgjasin gjerësisht masat e bllokimit përtej mesit të këtij muaji, deri më 7 mars.

Zyrtarët qeveritarë dhe ekspertët kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se numri i rasteve nuk është ende mjaft i ulët për të rihapur gjerësisht shoqërinë dhe kanë theksuar rrezikun që paraqesin variantet më infektive të COVID-19, veçanërisht mutacioni i shfaqur fillimisht në Britaninë e Madhe, që është përhapur në Gjermani. Në fjalimin e saj në Bundestag, Merkel tha se vendi duhet të marrë parasysh paralajmërimet e shkencëtarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME