Categories Lajme

Transformimi i maternitetit të Sarandës, reagimi i Ramës

Materniteti i Sarandës i lënë në harresë për vite me radhë e me kushte aspak dinjitoze për stafin mjekësor dhe pacientët është transformuar rrënjësisht.Kryeministri Edi Rama publikoi sot një fotogaleri nga ky maternitet para dhe pas investimit, ku duket qartë transformimi që ka pësuar, ndërsa thekson se në shëndetësi ka ende punë për tu bërë.

“Materniteti i Sarandës si e gjetëm dhe si është sot. Patjetër ka ende shumë më shumë për të bërë për shërbimin shëndetësor, në çdo aspekt, kjo s’ka asnjë diskutim! Por ama këdo që e ka harruar si ishte shëndetësia dhe shan, akuzon, përqesh, a thua se ka ardhur nga hëna e nuk i kanë parë stallat e deri para 7 vjetëve që quheshin spitale, duhet ta ndihmojmë të zgjojë kujtesën nga gjumi”, thekson Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se, “të na kishte zënë Covidi me ato stalla “spitalore” që gjetëm para 7 vjetësh, sot do jetonim një qamet më të madh se vetë lufta”. Materniteti i ri i Sarandës është një investim i buxhetit të shtetit me vlerë 336 milionë lekë, i cili u shërben 140 mijë qytetarëve të 4 bashkive: Sarandë, Konispol, Delvinë dhe Finiq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME