Categories Showbiz

Merr flak ”Melania Trump” në vendin e lindjes së zonjës së parë të SHBA-ve

Një skulpturë prej druri e zonjës së parë të SHBA, Melania Trump, pranë qytetit të saj të lindjes Sevnica, Slloveni, është hequr pasi u dogj dhe vandalizua gjatë fundjavës së ditës së pavarësisë në SHBA. Brad Downey, një artist amerikan me qendër në Berlin, që kishte porositur skulpturën, tha se ai e kishte hequr atë sapo policia e njoftoi për ngjarjen më 5 korrik.

“Unë dua të di pse e bënë,” tha Doëney, i cili kishte shpresuar se statuja do të nxiste një dialog për situatën politike në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar statusin e Melania Trump si një emigrante e martuar me një president që është betuar për të zvogëluar emigracionin.

Fytyra e statujës ishte e gdhendur në mënyrë disi abstrakte duke mos pasqyruar portretin e Melania Trump. Megjithatë trupi i ishte pikturuar si i mbështjellë me një pallto ngjyrë blu të zbehtë, që ngjason me atë që Melania Trump kishte veshur në betimin e Donald Trump në 2017-ën. Statuja ishte e gdhendur me një sharrë elektrike nga artisti popullor vendas Ales Zupevc duke përdorur dru lisi. Në janar, një statujë e madhe prej druri që i ngjan Donald Trump, e krijuar nga një artist vendas vitin e kaluar, u dogj në qytetin e Sllovenisë, Moravce, në lindje të kryeqytetit të Ljubljanës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME